Shkollat e Kërçovës filluan me mësimin elektronik për nxënësit e tyre!

Nga dje mësimëdhënësit nga shkollat e mesme të Kërçovës “Drita” dhe “Mirko Mileski”,

vendosën forma elektronike të lidhjes me nxënësit e tyre, të cilat do t’u ofrojnë atyre një aktivitet dhe mundësi për të kompensuar orët e humbura gjatë kësaj emergjence për shkak të koronavirusit.

Komunikimi midis profesorit dhe nxënësit do të vendoset në varësi të mundësive të profesorëve dhe nxënësve , thotë udhëheqësi i sektorit të arsimit në komunën e Kërçovës Emin Nasufi i cili shton se në ndërkohë edhe shollat fillore në teritorin e komunës sonë po bëjnë përpjekje , disa madje edhe kanë filluar ta aplikojn mësimin elektronik , për të kompenzuar sado pak orët e humbure në këtë situatë emergjence.

Në të njëjtën kohë ai , ju bënë thirrje të gjithëve që të respektoni rekomandimet e institucioneve kompetente lidhur me situatën e krijuar me koronavirusin.

/tvgurra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *