“Menduan se është shqiptar, rrihet keq suedezi në Manastir, ia morën bluzën me shqiponjë”
A ka ma keq se kaq që është duke na ndodhur?
A ka më trishtim se kaq çka po na pret?
A ka më keq se kaq kur ska kush na mbron?
A ka ma keq se kaq kur po na trishtojnë?
A ka ma keq se kaq kur ata i mbron shteti ne jemi jetim?
Çdo gjë pas këtyre ngjarjeve nuk ka vlerë më, nuk ka kuptim jeta, nuk ka kuptim as politika.
Merrni të gjitha komunat dhe na shkelni si shqiptar, na dëboni, na vrisni dhe na varrosni. Sepse po shihet se për ju vetëm pushteti është me rëndësi e jo jeta e shqiptarëve.