Maqedoni shënohet viktima e parë nga koronavirusi, shkon në 114 numri i të infektuarve

Maqedonia e Veriut shënon viktimën e parë nga koronavirusi.

Bëhet fjalë për një 57 vjeçarë nga Kumanova, e cila për një javë ka qenë e hospitalizuar në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës.

bank , kredit, credit , insrance, life insurance,best insurance, auto insurance , versicherungen , leben versicherung, .

Korona tek ajo është vërtetuar pasiqë pacientja ka ndërruar jetë, përshkak se siç thotë ministri i Shëndetësisë dy testet e para nuk kanë rezultuar pozitive ndaj virusit.

Ndërkaq personat e infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut kanë kaluar qindëshen e parë. Siç bënë të ditur ministri Venko Filipçe, vetëm në 24 orët e fundit janë shtuar edhe 29 raste të reja, duke arritur shifrën 114. Në Shkup janë shënuar, 22 raste, Shtip 3, Dibër 2, Kumanovë 1 dhe Ohër 1.

/shenja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *