Maqedoni orë policore deri në ora 06:00, ja kush do të mund të lëvize lirshëm

Nga ora 21:00 deri në 06:00 askush përveç të sëmurëve, pjesëtarëve të policisë, armatës, zjarrfikësit dhe atyre të higjienës komunale nuk do të mund të lëvizin në asnjë qytet të territorit të Maqedonisë së Veriut, kështu paralajmëroi mbrëmë kryeministri teknik Oliver Spasovski përmes një konference për shtyp, njofton Portalb.mk.

Ai potencoi rëndësinë e vendosjes së masave radikale në këtë moment për parandalimin e virusit korona, duke shtuar se këto masa vendosen për here të parë në historinë e shtetit

“Do të ketë kufizime në lëvizje, pra orë policore edhe atë lëvizja do të ndalohet prej orës 21:00 deri në 06:00 dhe nuk do të ketë kompromis sepse këtu kemi të bëjmë me shëndetin dhe jetën e njerëzve. Masat duhet të respektohet maksimalisht, sepse vetëm në këtë formë mund të shpëtojmë popullin dhe shtetin” tha Oliver Spasovski

Qarkullimi do të lejohet disa personave të cilët sipas Spasovskit, e kanë domosdo të jenë në teren për punë apo për ndonjë rast urgjent si sëmundja, pacientëve me dializë e kështu me radhë.

“Nga kjo ndalesë do të lirohen njerëzit e sëmurë, përfshi këtu njerëzit në dializë, nga ku do të mund të shoqërohen më së shumti nga dy persona. Gjithashtu të lire për qarkullim do të jenë pjesëtarët armatës, zjarrfikësit ata të policisë dhe higjienës komunale”, shtoi Oliver Spasovski.

Ai gjithashtu përmendi se gjatë orëve policore do të punojnë vetëm një numër i limituar I barnatoreve kujdestare, që paraprakisht do të merren vesh cila përmes Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe një numër i kufizuar I taksive dhe ritheksoi masën për ndalimin e grumbullimit të më shumë se 5 personave gjatë 24 orëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *