REAGIM
Kur “S’VLEN” vendos kush vlen:
“Meritokraci” në çdo prononcim, “hipokrizi” në çdo veprim!
Në Shtëpinë e Shëndetit ne Kërçovë drejtori i sapo emëruar i s’Vlenit para ca ditësh në një intervistë, pasi që kishte larguar 8 shqiptarë nga puna, bënte moral publik mbi “meritokracinë”, punësimet “partiake” dhe kishte gojën plot “për të rinjtë”, sikur kishte zbritur nga një katedër etike.
Por ç’bëri në praktikë?!
Punësoi një kandidate që nuk përmbushte asnjë kriter profesional, as akademik, përveç njërit: PUNËSIMI PARTIAK. Ndërsa e shpërbleu mediokritetin partiak; e flaku poshtë një mjek shqiptar për arsyen e vetme: se ishte i aftë, i formuar dhe NUK PËRKULEJ.
Kandidatja e përzgjedhur, e formuar nëpër universitetet “Shtipjane” me mesatare të vakët, zuri vendin që i takonte një kuadri SHQIPTAR me mesatare 8.92, i cili si kuadër u formua në Universitetin e Tetovës, universitet për të cilin u derdh gjak.
Mjekun shqiptar nuk e refuzuat se nuk ishte i aftë – e refuzuat se nuk ishte “i juaji”, sepse nuk e lypte vendin, por e meritonte.
Dhe kjo është ajo që ju tremb më shumë: dija, dinjiteti dhe shqiptarët që nuk ju përkulen.
Ju, o mjeranë me poste të përkohshme, jeni vetëm paterica të VMRO-së të ricikluara në kostum “shqiptar”. Mos u gënjeni nga karrikja, ajo nuk ju jep vlerë, ajo vetëm e zbulon se SA PAK VLENI.
Shqiptarët nuk do t’jua falin këtë turp, ata nuk do e harrojnë nëpërkëmbjen që jua bëni në shërbim të “palës tjetër”. Dënimi do të jetë i shpejtë dhe i drejtë, dhe përmbysja juaj do të jetë çlirimi ynë nga këta zinxhirë turpi.
Kapitullimi juaj është afër dhe shkarkimi juaj moral dhe kombëtar ka ndodhur që ditën e parë!