Fatmir Dehari krijon trupin kordinues dhe u vendosën këto konluzione

Komuna e Kërçovës me kujdes është duke e ndjekur situtën e krijuar në vend me koronavirusin dhe përkitazi me këtë ka formuar Trupin koordinues i cili do të jetë në ndjekje të vazhdueshme të gjendjes dhe do të ndërmarri të gjitha masat që dalin si rekomandime nga ana e Qeverisë së RMV.

Instutucionet kompetente janë të përgatitura dhe veprojnë në terren për të parandaluar përfëshirjen e epidemisë virusale në qytetin tonë.
Takimin e sotëm të Trupit koordinues e krysonte Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari dhe apelon te qytetarët e Komunës së Kërçovës që të respektojnë rekomandimet dhe konkluzionet.

K O N K L U Z I O N E
NGA TRUPI KOORDINUES I KOMUNËS SË KËRÇOVËS PËR VEPRIM ME GJENDJEN E JASHZAKONSHME TË SHPALLUR ME PANDEMINË E KORONAVIRUSIT

1. NË TËRËSI TË RESPEKTOHEN VENDIMET, UDHËZIMET DHE REKOMANDIMET E INSTITUCIONEVE KOMPETENTE, ME VEPRIM DHE NDËRMARRJEN E MASAVE PËR PENGIMIN E INFEKTIMIT ME KORONAVIRUSIN

2. NË TËRËSI T’U PËRMBAHEMI DHE RESPEKTOJMË MASAT PËR HIGJIENË PERSONALE DHE KOLEKTIVE, SI NË KUSHTE SHTËPIAKE, POASHTU EDHE NË HAPSIRAT E PUNËS NËPËR INSTITUCIONE

3. MENJËHERË TË NDËRMERREN AKTIVITETE PËR DEZINFEKTIM TË SHKOLLAVE DHE HAPSIRAVE TË PUNËS SË INSTITUCIONEVE DHE HAPSIRAVE PUBLIKE NË KOMUNËN E KËRÇOVËS

4. TË APELOHET TE BANORËT E BASHKËSIVE LOKALE QË TË MOS KRIJOJNË PANIK DHE NË TËRËSI TË RESPEKTOJNË MASAT DHE T’U PËRMBAHEN TË NJËJTAVE

5. PERSONAT QË JANË NË KARANTIN NË TËRËSI T’I RESPEKTOJNË RREGULLAT DHE MOS DALIN JASHTË QË TË MOS RREZIKOJNË PERSONA TJERË ME PËRHAPJEN E MINDSHME TË VIRUSIT

6. TË SHTUNËN VENDOSET MASA E NDALESËS PËR PUNËN E TREGUT TË GJELBËRT DHE TREGUT TË KAFSHËVE, ME QËLLIM TË IKJES SË TREGËTISË MASOVIKE QË TË MOS VIJË DERI TE ZGJERIMI I KORONAVIRUSIT

7. GJATË DITËVE TË ARDHËSHME NDALOHET LËVIZJA GRUPORE NË TERRENIN SPORTIV NË KRUSHINË

Shkruan kryetari Fatmir Dehari në facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *