Punimet vazhdojnë edhe gjatë pushimeve – përfundon renovimi i sallës sportive
Që nga emërimi i z. Bekim Jusufi si drejtor i shkollës fillore “Sande Shterioski”, janë ndërmarrë një sërë veprimesh konkrete që kanë sjellë ndryshime pozitive dhe të dukshme në infrastrukturë dhe organizim.
Edhe pse jemi në periudhë pushimesh verore, puna në shkollën tonë nuk ndalet. Sot përfundoi me sukses renovimi i plotë i sallës sportive, një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve për zhvillimin e orëve të edukatës fizike dhe aktiviteteve jashtëmësimore.
Ky investim është pjesë e përkushtimit tonë të vazhdueshëm për të krijuar një mjedis më cilësor arsimor, ku çdo nxënës të ketë mundësi të mësojë dhe të zhvillohet në kushte sa më të mira.
.
Ne do të vazhdojmë me përkushtim për ta bërë shkollën tonë një vend më të sigurt, më modern dhe më të dashur për çdo nxënës.